Klitschko kërkon armë për ta mbrojtur hapësirën ajrore ukrainase

  • E.K /
  • 19 March 2022 - 12:33
Klitschko kërkon armë për ta mbrojtur hapësirën ajrore ukrainase

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, u ka bërë thirrje aleatëve perëndimorë që të vazhdojnë ta furnizojnë me armë Ukrainën, teksa ky shtet po lufton kundër Rusisë.

“Ju lutem, na mbështesni”, tha ish-boksieri gjatë një interviste dhënë të shtunën për të përditshmen italiane, Corriere della Sera.

Ai u bëri thirrje aleatëve evropianë dhe NATO-s që të dërgojnë armë esenciale për të mbrojtur hapësirën ajrore mbi Kiev.

“Ne jemi në gjendje që ta mbyllim vetë hapësirën tonë ajrore”, tha Klitscho.

“Por, neve definitivisht na duhen armët e duhura”, shtoi ai.

NATO vazhdimisht ka refuzuar që të krijojë një zonë të ndalim-fluturimit mbi Ukrainë, duke u thirrur në frikën se kjo mund të çojë në një konfrontim të drejtpërdrejtë ushtarak midis Rusisë dhe Perëndimit.

Sipas Klitscho, Kievi deri më tani ka regjistruar mbi 200 civilë të vrarë, ndërkaq afër 2 milionë banorë ende gjenden në qytet.

“Mos harroni se ne po mbrojmë shtetin tonë, por në të njëjtën kohë po mbrojmë vlerat thelbësore të demokracisë evropiane. Mesazhi im është i qartë: ju lutem ndaloni çdo marrëdhënie ekonomike me Rusinë sepse [presidenti rus, Vladimir] Putin po përdor çdo euro për të forcuar ushtrinë e tij, që po marshon drejt nesh”, tha

(Kosova Sot Online)