Ndikimi rus në Ballkanin Perëndimor: Amerika është me boshnjakët dhe kosovarët

  • G.G /
  • 19 March 2022 - 13:21
Ndikimi rus në Ballkanin Perëndimor: Amerika është me boshnjakët dhe kosovarët

Shtetet e Bashkuara të Amerikës rikonfirmojnë se janë me Kosovën dhe Bosnjën e Hercegovinën kundër përhapjes së ndikimit të Rusisë dhe Kinës në Ballkanin Perëndimor.

Kështu u përgjigj sekretarja e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, në një konferencë për media që pati ditën e djeshme.

Psaki mes tjerash konfirmoj se presidenti amerikan, Joe Biden, vazhdon të jetë mik i mirë i kosovarëve dhe boshnjakëve.

“Rusia dhe Kina përhapin shumë ndikimin e tyre në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Kosovë. Dhe presidenti është mik i boshnjakëve dhe kosovarëve. A mund t’i siguroni njerëzit atje se Amerika është ende me ta?”, ishte pyetja që ju bë Psakit.

“Absolutisht. Ju lutemi – ju lutemi dërgoni atë drejtpërdrejt”, tha ajo në përgjigje.

(Kosova Sot Online)