Bie interesimi, vetëm 423 qytetarë vaksinohen kundër Covid-19

  • E.K /
  • 19 March 2022 - 16:06
Bie interesimi, vetëm 423 qytetarë vaksinohen kundër Covid-19

Numri i qytetarëve të Kosovës që po vaksinohen kundër Covid-19 ditëve të fundit ka rënë dukshëm.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë vaksinuar vetëm 423 qytetarë.

Ky numër i vogël ka disa javë që po ndodhë.

(Kosova Sot Online)