Zbarkimi i shtetit në HIB Petrol/ Ky është menaxheri i arrestuar

  • G.G /
  • 19 March 2022 - 16:20
Zbarkimi i shtetit në HIB Petrol/ Ky është menaxheri i arrestuar

Fatbardh Xhaferi, menaxheri i kontratave në kompaninë e derivateve “Hib Petrol”, është ndaluar dje pas kontrollit të Doganës në korporatën e biznesmenëve ferizajas.

Gazeta mëson se Xhaferi është njëri nga të ndaluarit, pas dyshimeve “për falsifikim të dokumenteve me qëllim të lirimit nga taksat”.

Se ka pasur ndalime gjatë kontrollit të mbrëmshëm të doganierëve e ka konfirmuar edhe drejtori i Doganës, Agron Llugaliu.

Gazeta ka raportuar dje për kontrollin e madh që doganierët kanë zhvilluar në HIB Petrol.

(Kosova Sot Online)