Të fshehura në valixhe, gruaja e ish-deputetit tenton të arratiset me 30 mln dollarë

  • E.K /
  • 21 March 2022 - 09:14
Të fshehura në valixhe, gruaja e ish-deputetit tenton të arratiset me 30 mln dollarë

Gruaja e ish-deputetit ukrainas Kotvytskyy ka tentuar të kalojë kufirin me 28 milionë dollar dhe 1.3 milionë euro.

Ajo i kishte fshehur paratë në disa valixhe dhe tentoi të largohej nëpërmjet pikës kufitare të Zakarpattya, por është kapur nga rojet kufitare hungareze.

Tashmë gruaja e ish-deputetit do të duhet t’i përgjigjet pyetjeve për të sqaruar se pse i duhej një shumë aq e madhe monetare me vete.

(Kosova Sot Online)