Bashkimi Evropian ti shkurton procedurat e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit

Bashkimi Evropian ti shkurton procedurat e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit
Bashkimi Evropian ti shkurton procedurat e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit

Rexhep Shahu

  • 21 March 2022 - 07:41

Shkruan: ANALISTI - Rexhep Shahu

Shpresojmë që BE të kthjellohet dhe të mos luaj një hap para e dy hapa prapa me Ballkanin, me teoritë e njohura jo efektive, më parë standardet pastaj pranimi, por ti kthehet tezës, më parë pranimi dhe bashkërisht të arrijmë standardet. Sepse nuk ka BE territor tepër  në Ballkanin e saj as për Rusinë as për Kinën.

Synimi dhe deklarimi i Kryeministrit Kurti, sipas të cilit, Qeveria që e drejton ai, për të aplikuar për anëtarësim të Kosovës ne BE këtë vit është dëshirë dhe ëndërr e Kurtit, i dalshin ëndrrat. Zhvillimet ndërkombëtare politike e luftarake e nxorën zbuluar në njëfarë mase BE-në e cila shfaqet e djegur prej qumështit dhe i fryn kosit. BE ka pranuar shtete të ndryshme që nuk kanë qenë në lartësinë që janë sot vendet e Ballkanit të diskriminuara nga BE.

Dy dekada më parë në Greqi u paracaktua që të zgjerohet BE me vendet e Ballkanit, por vetëm Kroacia ka hyrë në BE. Lënia e Ballkanit jashtë BE-së është barrë më e madhe për BE-në se sa ti ketë këto vende në BE. Gjithë vendet e Ballkanit që duan të hyjnë në BE përbëjnë diku rreth 16 milionë njerëz, shumë pak për ta destabilizuar BE, dhe shumë pak për ti disiplinuar BE-ja nëse i ka në juridiksionin e saj. Mendoj se asnjëherë,  asnjë zyrtar nuk e ka studiuar me dashamirësi pranimin e vendeve të Ballkanit në BE. Tani që u acaruan punët me luftën e Putinit, Ukraina kërkoi të hyj në BE, por ajo ka mbi 40 milionë banor. Nuk tregohen me Ukrainën refuzues sa tregohen me vendet e Ballkanit dhe hezitojnë prej Rusisë se Ukrainën e fusin në BE për 24 orë.

BE që të ushtroj sovranitetin e vetë në Ballkan, duhet të mos i lërë në rënie të lire dhe në mundësi ndikimi nga Rusia apo Kina në vendet që dëshirojnë hyrjen në BE. Ballkani ka njohur perandori të ndryshme, ka jetuar e mbijetuar nën lloj lloj perandorie. E mira do të ishte që të jetë në perandorinë e BE. Mënyra se si e shpreh lajmi qëllimin e Kurtit që do të aplikoj për BE, duket se BE donë por Kosova e Kurti nuk janë gati ende dhe tani po i mbushet mendja.

Shqiptarëve por dhe të tjerëve ka filluar tu shkojë në vesh si thashetheme se janë ndikimet ruse në BE që bëjnë të refuzohet e të mos nxitet përfshirja e gjithë vendeve të Ballkanit në BE, dhe ndikimet ruse kanë bërë që të lihen jashtë vende të Ballkanit me idenë që të instalohet në këto vende ndikimi rus dhe të nxitet përkrahja e tyre për Rusinë a Kinën. Shpresojmë që BE të kthjellohet dhe të mos luaj një hap para e dy hapa prapa me Ballkanin, me teoritë e njohura jo efektive, më parë standardet pastaj pranimi, por ti kthehet tezës, më parë pranimi dhe bashkërisht të arrijmë standardet. Sepse nuk ka BE territor tepër  në Ballkanin e saj as për Rusinë as për Kinën.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online”