Ngjarje shqiptare: Takoi nënën pas 8 vitesh, motra dhe vëllai tregojnë emocionet e surprizës që ka përlotur shqiptarët

  • E.K /
  • 21 March 2022 - 10:52
Ngjarje shqiptare: Takoi nënën pas 8 vitesh, motra dhe vëllai tregojnë emocionet e surprizës që ka përlotur shqiptarët

Prej disa ditës në rrjetet sociale është bërë virale një video, ku një djalë erdhi në Shqipëri nga emigrimi pas 8 vitesh dhe surprizoi të ëmën, që nuk e kishte takuar.

Në një lidhje me Skype nga Gjermania për “ABC e Mëngjesit”, Jetnor Krosi tregoi i përlotur emocionet e këtij momenti.

“Emocionet e mia kishin filluar që kur u ul avionin në Rinas. Madje, kur u afrova te puna e mamit, takova babin dhe ai humbi, po e kërkoja, ishte emocionuar.

Unë punoj në ndërtim, tani kam arritur të stabilizohem me dokumenta”, tha Jetnori.

Sakaq, motra e tij nga Anglia, Valbona zbuloi se edhe ajo ka 10 vite pa ardhur në Shqipëri. Kështu të tre fëmijët e familjes Krosi ndodhen në emigrim, ku kanë zhvilluar jetën.

“Në fakt ishte shumë emocional për të gjithë ne. Ideja ishte e motrës dhe Norit që kontakuan ‘surpriza online’ të cilët bënë një punë shumë të mirë. Unë isha shumë skeptike pasi e dija që mami nuk I përjeton shumë mirë.

Është drithëruese kur e kupton që shumë familje si në Shqipëri dhe në Kosovë e përjetojnë masivisht emigrimin. I falenderojmë të gjithë ata që kanë komentuar dhe kanë dhënë bekimet e tyre me Norin”, u shpreh Valbona.

(Kosova Sot Online)