Skenderaj: Burri ia merr ish-gruas fëmijët dhe nuk ia kthen

  • E.K /
  • 21 March 2022 - 11:03
Skenderaj: Burri ia merr ish-gruas fëmijët dhe nuk ia kthen

Një burrë në Skenderaj ia ka marrë fëmijët ish-gruas me pretekstin për t’i shëtitur.

Në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se i dyshuari ka deklaruar se fëmijët i mori për t’i shëtitur dhe se do t’i kthente në shtëpi më vonë.

“Me urdhër të prokurorit ankuesja dhe fëmijët janë dërguar në strehimore, kurse i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet ndër të tjera në raport.

(Kosova Sot Online)