
Lexoni edhe:
Emërohet drejtoresha e Kulturës në Komunën e Prishtinës, e prezanton Uran Ismaili
Mbrojtja e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, do të paraqes nesër deklaratën hyrëse para trupit gjykues në Hagë. Kjo shënon fillimin e çështjes së mbrojtjes e cila tutje do të vazhdojë me provat dhe dëgjimin e 17 dëshmitarëve.
Ndërsa sipas gjykatës para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë në seancën e sotme do të paraqitet një viktimë të cilën trupi gjykues ka marrë vendim që ta dëgjojë, me kërkesë të avokates së viktimave.
Emërohet drejtoresha e Kulturës në Komunën e Prishtinës, e prezanton Uran IsmailiLexoni edhe:
Gjithashtu, trupi gjykues ka vendosur që pas kësaj mbrojtësja e viktimave të mund të bëjë parashtrime.
Ndërsa më 23 mars është caktuar të dëgjohet dëshmitari i parë i mbrojtjes ndërsa turpi gjykues i ka lënë avokatit 36 orë në dispozicion për të marrë në pyetje 17 dëshmitarët e paraparë.
Fillimi i çështjes së mbrojtjes vjen pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar e ka përfunduar çështjen e saj.
Aktakuza ndaj Salih Mustafës, i cili është i arrestuari i parë nga Specialja, është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020 ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendimin për krime lufte.
Ai po qëndron në qendrën e paraburgimit në Hagë ndërsa në deklarimin e tij para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm.
(Kosova Sot Online)