Pacienti sulmon fizikisht mjekun në QKMF në Podujevë

  • E.K /
  • 21 March 2022 - 13:30
Pacienti sulmon fizikisht mjekun në QKMF në Podujevë

Sindikata e QKMF-Podujevë thotë se dje është sulmuar fizikisht mjeku me inicialet A.B., në Emergjencën e QKMF-së në Podujevë. Sipas tyre, mjeku është sulmuar nga një pacient.

“Veprime të tilla ndaj profesionistëve shëndetësor janë të dënueshme dhe të patolerueshme, përderisa një akt i tillë i ulët siç është dhuna fizike  kryhet  në ambientin e punës”, thuhet tutje në reagimin e tyre.

Në këtë situatë, kryesia e sindikatës pranë QKMF-Podujevë ka ftuar organet e rendit dhe të drejtësisë të veprojnë konform legjislacionit në fuqi.

Për rastin është njoftuar edhe në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Rasti është hapur si “sulm ndaj personit zyrtar”, teksa i dyshuari ndodhet në arrati, ka njoftuar policia.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR /Podujevë, 20.03.2022-12:00. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se gjersa ishte në vendin e punës  është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësorë. I dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

(Kosova Sot Online)