Ushtarët rusë plaçkitin një pompë të benzinës në Ukrainë

  • A.P /
  • 21 March 2022 - 19:52
Ushtarët rusë plaçkitin një pompë të benzinës në Ukrainë

Sikur hajdutë ordinerë, shikoni se si ushtarët rusë plaçkitin një pompë të benzinës në Ukrainë

Pamje që po bëhen virale janë këto që vijnë nga Ukraina e ku shihen ushtarët rusë duke plaçkitur një pompë të benzinës.

Ata duken sikur hajdutë ordinerë teksa ndalojnë tankun e tyre para pompës dhe futen brenda për të marrë produktet. Në pompë nuk shihet askush tjetër por kamerat e kanë kapur të gjithë ngjarjen.

Krimet mbi civilët janë shpeshtuar gjatë agresionit që Rusia po bën në shtetin e Ukrainës.


(Kosova Sot Online)