Sot kryesisht me diell, njihuni me parashikimin e motit

  • E.K /
  • 22 March 2022 - 07:57
Sot kryesisht me diell, njihuni me parashikimin e motit

Fillimisht ngrica orëve të mëngjesit, nga dita e enjte më butë.

Datat:

22.03 – Ngrica në mëngjes.  Ditën kryesisht me diell, herë herë me vransira kalimtare.

23.03 – Kryesisht me diell.  Ditën edhe vransira kalimtare.

24.03 – Kthjellët e me diell.  Ditën më butë.

25.03 – Kthjellët e me diell, ditën më butë.

Temperaturat me tendencë të rritjes, minimalet nga -5C, ditën e hënë rriten edhe në 2C ditën e premtë, e maksimalet nga 7C e 10C ditëve të para, kapin vlera prej 15C e 17C, ditën e enjtë dhe të premtë.

Erërat frynë kryesisht nga verilindja mesatare dhe mesatarisht të fuqishme 4-13m/s, të martën me hove edhe deri në 15m/s.

Shtypja atmosferike mbetet në vlera shumë të larta, megjithëse me tendencë të rënies.

(Kosova Sot Online)