Rrëmbehet e mitura në Drenas, dy meshkuj e futën me forcë në veturë

  • E.K /
  • 22 March 2022 - 09:15
Rrëmbehet e mitura në Drenas, dy meshkuj e futën me forcë në veturë

Një rasti i rrëmbimit ka ndodhur në Drenas, njofton policia.

Sipas policisë, dy meshkuj me forcë e kanë futur në veturë një të mitur dhe më pas e kanë liruar duke e shtyrë nga vetura dhe duke e lënë në rrugë.

Njoftimi i plotë i policisë:

RRËMBIM /Gllogoc, 21.03.2022-20:20. Raportohet se dy të dyshuar të panjohur,  me forcë kanë futur në veturë viktimën femër kosovare të moshës së mitur ,dhe më pas e kanë liruar duke  shtyrë nga vetura dhe duke e lënë në rrugë . Viktima nga disa kalimtarë të rastit është dërguar në stacion policor dhe më pas e njëjta ka pranuar tretman mjekësor . Rasti duke u hetuar nga njësitë relevante.

(Kosova Sot Online)