Pritet të dëbohet nga Britania kosovari që tentoi të trafikonte kokainë

  • E.K /
  • 22 March 2022 - 09:32
Pritet të dëbohet nga Britania kosovari që tentoi të trafikonte kokainë

Një trafikant kokaine, i cili u largua nga Kosova si 13-vjeçar gjatë kohës së luftës, do të deportohet nga Britania e Madhe, ndonëse vendi ku është paraparë të zhvendoset nuk është bërë i ditur.

Kështu po raporton mediumi lokal ‘Liverpool Echo‘, teksa thuhet më tej se babai i dy fëmijëve, të cilit i është dhënë anonimiteti nga Gjykata e Emigracionit, ishte anëtar i një bande të krimit të organizuar në Liverpool, i dënuar për tentim të kontrabandimit të drogës së klasit A dhe B në vlerë prej 3.59 milionë euro nga qyteti britanik për në Dublin të Irlandës. I dyshuari kosovar u burgos me 6 vite burg nga Gjykata e Kurorës së Liverpoolit më janar të 2019-ës.

Siç raporton mediumi britanik, Zyra e Brendshme e kësaj gjykate nënshkroi një urdhër dëbimi më korrik të 2019-ës, por ai apeloi në Gjykatën e Nivelit të Parë dhe urdhri i dëbimit u anulua. Megjithatë, Zyra e Shtëpisë apeloi vendimin dhe fitoi, që nënkupton se i dyshuari kosovar do të largohet nga Mbretëria e Bashkuar.

Apeli, sipas ‘Liverpool Echo’, njoftoi në procesverbal se si fëmijët e burrit kanë pësuar shqetësime të konsiderueshme psikologjike pasi u ndanë me babanë e tyre.

Tribunalit iu tregua sesi burri iku nga lufta në Kosovë në vitin 1998 pasi shtëpia e tij u dogj dhe ai dhe vëllai i tij panë se prindërit e tij duke u vrarë.

(Kosova Sot Online)