Mbi 3.5 milionë ukrainas e kanë lëshuar vendin shkaku i luftës

  • E.K /
  • 22 March 2022 - 10:41
Mbi 3.5 milionë ukrainas e kanë lëshuar vendin shkaku i luftës

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë ka njoftuar se që nga 24 shkurti kur Rusia filloi agresionin ushtarak mbi Ukrainë mbi 3.5 milionë ukrainas e kanë lëshuar vendin.

2 milionë prej tyre kanë kalua kufirin dhe janë vendosur në Poloni, shkruan The Guardian.

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si “operacion special”. Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

(Kosova Sot Online)