Kur pritet të votohet qeveria e re në Mal të Zi?

  • E.K /
  • 22 March 2022 - 11:24
Kur pritet të votohet qeveria e re në Mal të Zi?

Dritan Abazoviq, i mandatuar për formimin e Qeverisë së re në Mal të Zi thotë se në të nuk do të ketë njerëz që do të pëlqehen nga të gjithë.

Pas një mbledhjeje në parti, kreu i Lëvizjes Qytetare URA tha se asgjë e rëndësishme në lidhje me formimin e qeverisë së pakicës nuk do të ndodhë para përfundimit të zgjedhjeve lokale në Berane dhe Ulqin më 27 mars, shkruan Al Jazeera.

Abazoviq tha se Kryesia e URA-s është caktuar me qëllim të analizimit të aktiviteteve të rregullta që ka partia lidhur me zgjedhjet lokale dhe qeverinë e pakicës që pritet të formohet shpejt.

Ai tha se vendimet që e presin qeverinë e pakicës janë shumë më të rëndësishme se çdo gjë tjetër.

“Do të mundohemi të jemi gjithëpërfshirës, ​​ky është obligimi ynë”, ka theksuar Abazoviq.

Ai deklaroi se në qeverinë e re nuk do të ketë njerëz që “të gjithëve do t’iu pëlqejnë”.

(Kosova Sot Online)