Haradinaj kundër një marrëveshje për zgjedhjet e 3 prillit, ky është propozimi i tij

  • G.G /
  • 22 March 2022 - 12:47
Haradinaj kundër një marrëveshje për zgjedhjet e 3 prillit, ky është propozimi i tij

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është deklaruar për zgjedhjet serbe në Kosovë.

Ai po thotë se Kosova duhet të shmangë “trajtimin e çështjeve një nga një” me Serbinë, duke shtuar se çështja e të drejtës së votës për komunitetin serb të Kosovës në zgjedhjet e Serbisë është shumë e rëndësishme.

“Zgjidhja është marrëveshja gjithëpërfshirëse me Serbinë për njohje reciproke që do t’i rregullojë këto çështje njëherë e përgjithmonë”.

Haradinaj ka shkruar se tejzgjatja e arritjes së marrëveshjes do të përkeqësojë angazhimin e Kosovës për paqen në Ballkan.

(Kosova Sot Online)