Ky është multimilioneri turk që iu bastis klinika në Prishtinë për shmangie tatimore

  • G.G /
  • 22 March 2022 - 13:27
Ky është multimilioneri turk që iu bastis klinika në Prishtinë për shmangie tatimore

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Administratën Tatimore, ka realizuar një bastisje në ordinancën private “Vatan Med”, klinikë kjo e njohur për mbjelljen e flokëve.

Pronar i kësaj kompanie është Ugur Ozturk.

Se janë duke u zhvilluar bastisje në dy lokacione, e ka konfimruar edhe zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi-Sefa.

Bastiset klinika e famshme në qendër të Prishtinës

“Është një aksion i ATK-së më Policinë e Kosovës në dy lokacione të ndara në Prishtinë. Pasi të përfundojë do japim informacione sepse është duke vazhduar dhe mund të ndikojë në proces”, ka thënë Bytyqi-Sefa.

Aksioni, i cili ka filluar mëngjesin e sotëm, është duke vazhduar ende.

Ndryshe Klinika “Vatan Med” ofron shërbime në fushën e mbjelljes së flokëve, mjekrës, mustaqeve dhe vetullave si dhe shërbimet tjera si ato dentare dhe estetike.

Kjo klinikë ofron shërbime prej tri vitesh në qendër të Prishtinës.

(Kosova Sot Online)