Navalny: Putin ka frikë nga e vërteta

  • E.K /
  • 22 March 2022 - 14:50
Navalny: Putin ka frikë nga e vërteta

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka “frikë nga e vërteta”, tha të martën kritiku kryesor i tij vendas, Alexei Navalny.

“Putin ka frikë nga e vërteta, këtë e kam thënë gjithmonë. Luftimi i censurës, përcjellja e së vërtetës te populli i Rusisë kanë qenë gjithmonë prioritetet tona”, tha udhëheqësi i opozitës në një postim në Instagram.

Ai i bëri komentet pasi një gjykatë ruse e shpalli fajtor për “përvetësim” dhe “përbuzje të gjykatës” dhe e dënoi me nëntë vjet burg.

Navalny është në burg për më shumë se një vit, nën akuza të ndryshme, të cilat ai i cilëson si të motivuara politikisht.

(Kosova Sot Online)