Zelensky, italianëve: Mos u bëni resort për vrasësit

  • E.K /
  • 22 March 2022 - 15:09
Zelensky, italianëve: Mos u bëni resort për vrasësit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kërkuar më shumë sanksione dhe më shumë presion kundër Rusisë derisa lufta vazhdon të shkatërrojë Ukrainën.

Ai me këtë kërkesë iu drejtua deputetëve italianë në një fjalim virtual të martën.

“Ukraina për forcat ruse është muri që i ndan nga Evropa. Por barbarët nuk duhet të kalojnë. Ne kemi nevojë për më shumë sanksione, më shumë presion në mënyrë që Rusia të mos kërkojë rezerva mercenarësh në Libi, por që Rusia të kërkojë paqen”, ka thënë Zelensky, shruan CNN.

Ai tha se pushtimi rus në shkallë të gjerë do të vazhdojë, duke shkatërruar “më shumë jetë, më shumë familje”.

Fatkeqësisht, artileria e raketave ruse nuk po i ndal bombardimet e qyteteve tona, disa prej tyre janë janë shkatërruar plotësisht”, tha ai, duke shtuar se në Mariupol nuk ka mbetur asgjë, “vetëm rrënoja si ‘armagedon’”.

“Ju e dini se kush solli luftën në Ukrainë, ju i njihni ata shumë mirë. Ju e dini se kush urdhëron për luftë dhe kush e promovon atë. Pothuajse të gjithë përdorin Italinë si vend për pushime. Prandaj mos u bëni resort për vrasësit. Bllokoni pronat e tyre. sekuestroni llogaritë e tyre, jahtet e tyre nga Scheherazade deri te ato më të voglat”.

(Kosova Sot Online)