Nga burgu e kanosi gruan në Viti, të njëjtën gjë e bëri edhe kunati i saj që ndodhet jashtë vendit

  • E.K /
  • 23 March 2022 - 09:30
Nga burgu e kanosi gruan në Viti, të njëjtën gjë e bëri edhe kunati i saj që ndodhet jashtë vendit

Një grua nga Vitia ka raportuar në polici se është kanosur nga bashkëshorti i saj, i cili ndodhet në vuajtje të dënimit.

E njëjta ka deklaruar se është kanosur edhe nga kunati i cili ndodhet jashtë Kosovës.

Rasti po hetohet nga policia.

Njoftimi i plotë i policisë:

DHUNË FAMILJARE / KANOSJE /Viti, 22.03.2022-09:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se përmes telefonit  është kanosë nga bashkëshorti i saj  i dyshuari mashkull kosovar, i cili gjendet në vuajtje të dënimit dhe kunati i saj i dyshuari mashkull kosovar, i cili gjendet jashtë Kosovës.  Në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet.

(Kosova Sot Online)