Kur do të vijnë gazetarët ukrainas? Kurti s’mund ta thotë, Qeveria e MPJ nuk përgjigjen

  • G.G /
  • 23 March 2022 - 13:08
Kur do të vijnë gazetarët ukrainas? Kurti s’mund ta thotë, Qeveria e MPJ nuk përgjigjen

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk mund ta thotë se kur do të vijnë në Kosovë gazetarët ukrainas të detyruar të largohen nga vendi i tyre pas pushtimit nga Rusia, të cilëve Qeveria iu ofroi strehim.

Kurti në konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë tha se Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Punëve të Jashtme i kanë informacionet e dorës së parë.

“Për gazetarët ukrainas besoj që gatishmëria jonë është aty. Kur do të mund të vijnë, sa, nuk mund ta them, por Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës janë ato të cilat i kanë informacionet e dorës së parë për këtë çështje”, tha ai.

Media nuk ka marrë ende përgjigje nga MPJ dhe Qeveria lidhur me ardhjen e gazetarëve ukrainas.

Qeveria ka planifikuar që fillimisht t’i ndajë 150,000 euro për t’i paguar shpenzimet e gazetarëve, pagat dhe zyrat për një periudhë deri në gjashtë muaj, për t’ua mundësuar atyre të punojnë në distancë.

(Kosova Sot Online)