Polemizojnë Kurti e Vuçiq: “Kërkoi njohjen e Kosovës”, “ Kemi bërë 33 marrëveshje pa u njohur”

  • G.G /
  • 23 March 2022 - 13:16
Polemizojnë Kurti e Vuçiq: “Kërkoi njohjen e Kosovës”, “ Kemi bërë 33 marrëveshje pa u njohur”

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk i ka kërkuar njohje Serbisë nëse kishin shkëmbyer letra për çështjen e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.

Këtë akuzë ia kishte bërë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se “ka pranuar kompromise të ndryshme, por se nuk duan ta përmendin Qeverinë e Kosovës, sepse kjo do të nënkuptonte njohje de facto dhe tha se pala prishtinase këmbënguli për këtë”.

Kurti tha se ky është një kontekst absurd dhe duhet të normalizohen këto raporte dhe po diskutojmë se cila është rruga e duhur që të ecim përpara në këtë aspekt. Unë nuk kam kërkuar që me këtë shkëmbimin e letrave ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të arrijmë njohje nga Serbia, meqenëse është e mundshme që të shkëmbejmë letra edhe pa pasë njohje. Ne s’e kemi njohur njëri-tjetrin kur jemi takuar në Bruksel. Kosova s’e njeh Serbinë, Serbia s’e njeh Kosovën. Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë kanë bërë 33 marrëveshje pa u njohur ndërsjelltas dhe e kam theksuar edhe në konferenca ndërkombëtare që edhe Sllovakia, Rumania dhe Greqia, janë vende mosnjohëse, por ato e pranojnë pasaportën e Kosovës. Andaj edhe Serbia mundet ta pranojë pasaportën, letërnjoftimin, diplomat certifikatat dokumentet tona dhe kjo s’do të nënkuptonte se po e pranojnë pavarësinë e Kosovës. Por ata mendojnë ndryshe dhe i kemi këto mospajtime”, tha Kurti në konferencë për media.

(Kosova Sot Online)