Qeni hero që po ndihmon në shpëtimin e jetëve në Ukrainë

  • G.G /
  • 23 March 2022 - 13:29
Qeni hero që po ndihmon në shpëtimin e jetëve në Ukrainë

Histori të trishta, frymëzuese dhe prekëse vijnë prej javësh nga Ukraina.

Shumë nga këto histori përfshijnë kafshë: njerëz që rrezikojnë jetën e tyre për të mbrojtur kafshët, dhe kafshët që kthejnë favorin duke ndihmuar forcat ukrainase.

Një qen është kthyer së fundmi në hero, pasi ka punuar shumë për të ndihmuar në pastrimin e eksplozivëve.

Pamjet e e shpërndarë nga Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës tregon qenin me emrin Patron i cili është “eksperti” i eksplozivëve në Chernihiv dhe është i trajnuar posaçërisht për të nuhatur pajisjet shpërthyese ruse. 

(Kosova Sot Online)