Hyri për t’i ndarë dy persona që po përlesheshin, plagoset një person në Vushtrri

  • E.K /
  • 24 March 2022 - 10:24
Hyri për t’i ndarë dy persona që po përlesheshin, plagoset një person në Vushtrri

Një person është plagosur dje me armë zjarri në Vushtrri.

Policia ka raportuar se dje, viktima mashkull kosovar ishte dërguar në emergjencën e spitalit në Vushtrri e më pas edhe në QKUK për shkak se ishte plagosë me armë zjarri nga një i dyshuar mashkull kosovar.

“Rasti ka ndodhur në një parking ku dy persona të dyshuar pas një konflikti verbal ishin përleshe në mes veti, pastaj viktima kishte hyrë mes tyre për ti ndarë dhe ishte plagosë nga njëri prej të dyshuarve, i cili kishte ikur dhe gjendet në arrati. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe prokurori kujdestar, janë gjet dhe sekuestruar dy gëzhoja dhe një predhë e fishekëve”, ka thënë Policia në raport.

Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe është sekuestruar një pistoletë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast. Rasti vazhdon të hetohet. 

(Kosova Sot Online)