Një grua gjen dy granata dorë në oborrin e shtëpisë në Graçanicë

  • E.K /
  • 24 March 2022 - 10:38
Një grua gjen dy granata dorë në oborrin e shtëpisë në Graçanicë

Një grua ka raportuar në polici se ka hasur në dy granata të pashpërthyera në oborrin e shtëpisë së saj.

Njësitet policore e kanë bërë tërheqjen e mjeteve të dyshuara.

Rasti është duke u hetuar nga policia.

“Graqanicë , 23.03.2022 – 09:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se në oborrin e shtëpisë së saj ka hasur në dy mjete të dyshuara të pashpërthyera, granata dore. Njësitë relevante të  policisë kanë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e mjeteve të dyshuara. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë. 

(Kosova Sot Online)