Ilir Meta kujton Albrightin: 23 vite më parë SHBA dhe NATO vendosën të ndërhyjnë për t’i dhënë fund gjenocidit në Kosovë

  • E.K /
  • 24 March 2022 - 10:56
Ilir Meta kujton Albrightin: 23 vite më parë SHBA dhe NATO vendosën të ndërhyjnë për t’i dhënë fund gjenocidit në Kosovë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka kujtuar sot nëpërmjet një video takimin e tij me ish-Sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.

Albright vdiq dje në moshën 84-vjeçare pasi kohët e fundit ishte duke luftuar me sëmundjen e kancerit.

“Përherë mirënjohës përkushtimit të sinqertë dhe energjik të Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright për forcimin e marrëdhënieve strategjike Shqipëri-SHBA, në të mirë të interesit të përbashkët të dy popujve tanë miq”, ka thënë Meta në një postim në Facebook.

“Do ta kujtojmë gjithmonë për rolin dhe kontributin e madh të dhënë për çlirimin e Kosovës, veçanërisht sot, kur mbushen 23 vite, nga dita kur SHBA dhe NATO vendosën të ndërhyjnë për t’i dhënë fund gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë”, ka shtuar presidenti i Shqipërisë.

https://www.facebook.com/watch/?v=696789641356091

(Kosova Sot Online)