Dyshohet se Koreja e Veriut lëshoi raketën më të madhe të 5 viteve të fundit

  • E.K /
  • 24 March 2022 - 11:04
Dyshohet se Koreja e Veriut lëshoi raketën më të madhe të 5 viteve të fundit

Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike të dyshuar ndërkontinentale (ICBM) drejt detit në brigjet e saj lindore, thanë ushtritë e Koresë së Jugut dhe Japonisë. Ky është cilësuar si testi i parë i tillë i raketave të mëdha në gati pesë vjet.

Shefat e Përbashkët të Shtabit të Koresë së Jugut thanë sot se supozohej të ishte një raketë me rreze të gjatë, ndoshta një ICBM e gjuajtur në një trajektore “të ngritur”, shkruajnë mediat e huaja.

Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut nuk konfirmoi menjëherë nëse testi përfshinte një ICBM, i cili nuk është testuar në rreze të plotë që nga viti 2017.

Qeveria japoneze tha gjithashtu se mund të jetë një raketë balistike. Më 16 mars, Koreja e Veriut lëshoi ​​një raketë që dukej se shpërtheu menjëherë pas ngritjes në qiell mbi Phenian, tha ushtria e Koresë së Jugut, mes raporteve se Veriu i armatosur me armë bërthamore po kërkonte të testonte raketën e tij më të madhe deri më tani.

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut kanë paralajmëruar se Koreja e Veriut mund të përgatitet të testojë një ICBM në rreze të plotë për herë të parë që nga viti 2017, ndoshta nën “maskën” e lëshimit të një sateliti.

Zyrtarët amerikanë thonë se të paktën dy teste të fundit, më 27 shkurt dhe 5 mars, shfaqën sistemin më të madh ICBM të Koresë së Veriut, Hëasong-17.

(Kosova Sot Online)