Në Universitetin e Mitrovicës dënohet ndërhyrja e NATO-s që u bë për të çliruar Kosovën

  • E.K /
  • 24 March 2022 - 12:07
Në Universitetin e Mitrovicës dënohet ndërhyrja e NATO-s që u bë për të çliruar Kosovën

“Fundi së drejtës ndërkombëtare filloi në vitin 1999 me bombardimin e Republikës Federale të Jugosllavisë dhe Perëndimi nuk ka të drejtë të thirret në të drejtën ndërkombëtare, sepse ata nuk e respektuan atë”, kështu u tha në Fakultetin e Filozofisë në Mitrovicë.

Profesori Uros Shuvakoviq, në një ligjëratë para studentëve, ndërhyrjen e NATO-s për të ndalë gjenocidin në Kosovë e quajti agresion kundër një shteti, duke shtuar se kjo ndodhi për herë të parë në histori, pa pëlqimin e Kombeve të Bashkuara.

“Me veprim të njëanshëm të Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s, ata praktikisht shkatërruan sistemin juridik ndërkombëtar, shkatërruan OKB-në dhe ata nuk kanë asnjë kredibilitet moral për t’u thirrur në të drejtën ndërkombëtare, sepse ishin ata që thyen dhe shkatërruan të drejtën ndërkombëtare”, tha ai në forum.

“Rendi i ri botëror filloi të shembet në vitin 1999, sepse ata humbën besueshmërinë që do t’u duhej më vonë, por nuk do të mund të arrinin më në shumë raste, të cilat buronin nga ekzistenca e OKB-së, sistemit të OKB-së etj. Vazhdimi i këtij është pogromi i vitit 2004”, tha Shuvakoviq, duke thënë se Kosova e shpalli pavarësinë në mënyrë të njëanshme.

Profesori serb iu tha studentëve se në vitin 1999 dhe në luftën amerikane në Irak në vitin 2001, u pa fuqia amerikane, por shtoi se “pas një sërë luftërash të dështuara, në vitin 2011 Rusia u rikthye në skenën politike botërore, në të cilën po hyn edhe Kina”.

Ai me fjalë të rusëve foli edhe për luftën në Ukrainë, të cilën e quajti “operacioni special”, megjithatë këtu përsëriti një qëndrim serb.

“Operacioni special në Ukrainë është në kundërshtim me parimin e integritetit territorial, sepse cenon integritetin territorial të një shteti të pavarur dhe të njohur”.

“Megjithatë, menjëherë lind pyetja se si mund të thirret parimi i integritetit territorial nga dikush që ka shkelur parimin e integritetit territorial 20 vjet para Rusisë, përkatësisht Shtetet e Bashkuara dhe NATO kur bombarduan RFJ-në dhe njohën Kosovën e vetëshpallur në vitin 2008. Janë ata që vunë në pikëpyetje parimin e integritetit territorial”, thotë Shuvakoviq.

Ky forum u organizua me iniciativën e menaxhmentit të Fakultetit Filozofik, anëtarëve të Parlamentit Studentor, pedagogëve dhe bashkëpunëtorëve të Departamentit të Sociologjisë.

(Kosova Sot Online)