Rrahje mes zyrtarëve të Universitetit të Mitrovicës

  • G.G /
  • 24 March 2022 - 13:07
Rrahje mes zyrtarëve të Universitetit të Mitrovicës

Një rrahje mes zyrtarëve të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” dyshohet se ka ndodhur sot.

Për këtë ngjarje është informuar edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënsi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, tha për Gazetën Express se policia është duke e trajtuar rastin.

Por i njëjti tha se nuk mund të konfirmojë asgjë më shumë tani për tani.

(Kosova Sot Online)