Mësohet se kush nga zyrtarët u rrahën në Universitetin e Mitrovicës

  • G.G /
  • 24 March 2022 - 13:19
Mësohet se kush nga zyrtarët u rrahën në Universitetin e Mitrovicës

Ahmet Jashari, zëdhënës në Univeristetin e Mitrovicës “Isa Boletini”, konfirmoi se rrahja ka ndodhur mes dy punëtorëve të administratës.

Teksa foli për Gazetën Express, zëdhënësi Ahmet Jashari, tha se nuk i di motivet e rrahjes por policia po merret me rastin.

“Policia po merret me rastin. Përleshja ka ndodhur mes dy punetorëve të administratës”, tha ai.

Policia ka konfirmuar se ka pranuar informacionin për rrahjen dhe ka thënë se është duke e trajtuar incidentin në fjalë.

(Kosova Sot Online)