Haradinaj: Secilit që dha nga jeta e tij për Atdheun dhe lirinë, faleminderit

  • E.K /
  • 24 March 2022 - 14:39
Haradinaj: Secilit që dha nga jeta e tij për Atdheun dhe lirinë, faleminderit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar dëshmorët  Gazmendin, Himën e Agronin, të cilët sot 23 vite më parë u vranë nga regjimi serb.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Haradinaj falenderoi secilin që dha jetën e tij për atdhe dhe liri, si dhe  Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Të rënëve dhe secilit që dha nga jeta e tij për Atdheun dhe lirinë, faleminderit.

Aleatëve tanë, të prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, faleminderit.

Faleminderit përjetësisht!”, u shpreh Haradinaj.

Postimi i plotë:

(Kosova Sot Online)