Serbët mblidhen kundër NATO-s në përkrahje të Rusisë

  • A.P /
  • 24 March 2022 - 20:00
Serbët mblidhen kundër NATO-s në përkrahje të Rusisë

Serbët janë mbledhur në protestën kundër NATO-s dhe mbështetjes për pushtimin rus të Ukrainës në qendër të Beogradit me ftesë të grupit të ekstremit të djathtë "Patrolla e Popullit".

Protesta u organizua në përvjetorin e fillimit të ndërhyrjes së NATO-s në Republikën e atëhershme Federative të Jugosllavisë (RFJ) para ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm, e cila u godit nga sulmet ajrore në vitin 1999.

Siç raporton reporteri i Radios Evropa e Lirë, të grumbulluarit kanë bllokuar qarkullimin në rrugën “Kneza Milosha” para objektit të Shtabit të Përgjithshëm, afër së cilës janë selitë e Qeverisë së Serbisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme.

"Ne jemi ende këtu përkundër gjithçkaje dhe e dimë se kush janë miqtë tanë, cilët janë armiqtë tanë," u tha protestuesve një nga drejtuesit e "Patrullave Popullore", Damnjan Knezevic.

Të tubuarit mbajnë pankarta “NATO, marshoni nga Serbia”, flamuj të Rusisë dhe Serbisë, si dhe simbolet “Z”, që është shenjë e forcave ushtarake ruse në Ukrainë.


(Kosova Sot Online)