Vulini, nervoz edhe sot: Sot u bë hapi i parë i përfshirjes së Serbisë në luftë me Kosovën

  • A.P /
  • 24 March 2022 - 20:20
Vulini, nervoz edhe sot: Sot u bë hapi i parë i përfshirjes së Serbisë në luftë me Kosovën

Ministri i Mbrojtjes në Serbi, Aleksandar Vulin ka folur për mundësinë e një lufte mes Kosovës dhe Serbisë.  Ministri famëkeq serb, i njohur për deklarata të shpeshta të egra e nacionaliste, ka thënë se shkarkimi i gjyqtares serbe në Mitrovicë, është hapi i parë drejt luftës mes dy shteteve.

Sipas tij, ky shkarkim i gjyqtares, që erdhi pas pjesëmarrjes së saj në takimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Beograd, është një provokim i madh ndaj Serbi

Ky është hapi i parë drejt hyrjes së Serbisë në konflikt të armatosur në Kosovës dhe padyshim që kjo po përgatitet nga shqiptarët. Nëse BE, si sponsor i Marrëveshjes së Brukselit, nuk thërret takim në Bruksel për ta ndaluar dhunën kundër serbëve në Kosovë, atëherë themi se sulmi i Kurtit ka ardhur nga koka e tij e helmuar me urrejtje”, ka thënë Vulin, kanë transmetuar mediat serbe.

Më herët, një reagim të ngjashëm e ka pasur edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i cili pas shkarkimit të gjyqtares serbe, ka thënë se Kurti ka vendosur ta sulmojë Serbinë.

(Kosova Sot Online)