A e mbron Kurti ende qëndrimin kundër Marrëveshjes së Rambujes

  • A.P /
  • 24 March 2022 - 20:35
A e mbron Kurti ende qëndrimin kundër Marrëveshjes së Rambujes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se po ta pranonte Sllobodan Millosheviqi dokumentin e Marrëveshjes së Rambujes, atëherë Kosova do të “futej në një shteg nga ku vështirë do të dilte”

Kurti është pyetur nëse e mbron ende qëndrimin e tij të vitit 1999, kur kishte dalë kundër nënshkrimit të Marrëveshjes së Rambujes. Atëkohë Kurti punonte në Zyrën e Përfaqësuesit politik të UÇK-së, Adem Demaçi.

Kurti e pranon se kishte indikacione atëherë se Millosheviqi nuk do ta pranonte atë marrëveshje dhe cek rolin vendimtar të ish-sekretares së Shtetit të SHBA-së, Madeleine Albright.

“Ne kërkonim më shumë se sa ofronin ndërmjetësit. Kam qenë sekretar i zyrës politike të UCK-së. Dhe për fat tonin Millosheviqi nuk e ka pranuar dokumentin e Rambujes. Po ta pranonim, atëherë do të futeshim në një shteg nga i cili ëvshtirë do të dilnim. Kishte indikacione që nuk do të pranohej nga Milloshqevi. Pas tri viteve, e dini se nuk kemi pas referendum. Vendimtar ka qenë fakti që Zonja Albright kishte insistuar që të mos hiqet aneksi ushtarak i dokumentit të Rambujes dhe kjo ndihmoi shumë që Millosheviqi të refuzonte atë dokument. Dhe Richard Holbrook i pati thënë se mund ta thërrasë në cdo minutë të vitit 24 marsit 1999.

(Kosova Sot Online)