Vuçiq e Vulin kërcënojnë Kosovën me luftë për shkarkimin e gjyqtares, reagon ministrja Haxhiu

  • A.P /
  • 24 March 2022 - 20:39
Vuçiq e Vulin kërcënojnë Kosovën me luftë për shkarkimin e gjyqtares, reagon ministrja Haxhiu

Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë në Kosovë thotë se Lilana Stevanoviq, cenoi integritetin e sistemit gjyqësor në vendin tonë, derisa presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe ministri serb i mbrojtjes Aleksandar Vulin, thanë se me shkarkimin e kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë sot u bë hapi i parë i përfshirjes së Serbisë në luftë me Kosovën.

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka reaguar pas vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës për suspendimin e kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë Lilana Stevanoviq. Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, Haxhiu thotë se veprimi i  Stevanoviq “është shkelje dhe cenon integritetin e sistemit gjyqësor”.

(Kosova Sot Online)