Njësitet Speciale ndalen rrugës për në Mitrovicë për t’u furnizuar me derivate

  • E.K /
  • 25 March 2022 - 11:15
Njësitet Speciale ndalen rrugës për në Mitrovicë për t’u furnizuar me derivate

Njësitet Speciale janë ndalur rrugës për në Mitrovicë për t’u furnizuar me derivate.

Gazetari i T7, Çlirimtar Morina, ka dërguar disa fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihen autoblindat pranë një pompe derivatesh.

Për shkuarjen e Njësiteve Speciale në Mitrovicë janë deklaruar nga Policia e Kosovës.

Sipas zëdhënësit të Policisë, Baki Kelanit, lëvizjet e Njësiteve Speciale janë të zakonshme dhe se nuk lidhen me ndonjë aktivitet të caktuar.

“Referuar disa shkrimeve dhe publikimeve në media të ndryshme, që ndërlidhen me lëvizjet e njësiteve speciale të Policisë së Kosovës, ju informojmë se lëvizjet e njësiteve policore janë të zakonshme dhe nuk ndërlidhen me ndonjë aktivitet të caktuar.

Policia e Kosovës është transparente dhe do të vazhdojë të ju mbaj të informuar si ç’do herë për angazhimet dhe aktivitetet e saja operacionale”, ka thënë Kelani.

(Kosova Sot Online)