Në veri të Mitrovicës fillon protesta e serbëve që u nxit nga Beogradi

  • E.K /
  • 25 March 2022 - 12:14
Në veri të Mitrovicës fillon protesta e serbëve që u nxit nga Beogradi

Qytetarët serbë kanë filluar të mblidhen në sheshin kryesor të Mitrovicës Veriore.

Kjo pasi ata paralajmëruar mbajtjen e një proteste sot për shkak se nuk do të votojnë në Kosovë për zgjedhjet e 3 prillit të Serbisë. Po ashtu, për protesta u raportua se do të mbahen edhe në komunën jugore të Shtërpcës, si dhe në Graçanicë.

Ndërkohë, shtetet e Quint-it kanë shprehur shqetësim se në protestat e paralajmëruara sot nga qytetarët serbë në veri të Kosovës mund të ketë rrezik për përshkallëzim të dhunës.

Në një deklaratë të përbashkët, shefat e misionit të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian kanë bërë thirrje që protestat e sotme të jenë paqësore dhe të mos kalojnë në dhunë. 

(Kosova Sot Online)