Protesta në Graçanicë, Radio KIM: Po mblidhen ata që marrin paga nga Serbia

  • E.K /
  • 25 March 2022 - 12:16
Protesta në Graçanicë, Radio KIM: Po mblidhen ata që marrin paga nga Serbia

Qytetarët serbë të Graçanicës janë mbledhur në këtë komunë për të kundërshtuar mosmbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.

Sipas RadioKim aty janë mbledhur punonjës të institucioneve që financohen nga Serbia.

 

Kryetarët e komunave me shumicë serbe në jug të Ibrit janë pjesëmarrës poashtu në protestë, raporton RadioKim.

Protestë tjetër e serbëve në kundërshtim të mosmbajtjes së zgjedhjeve është duke u mbajtur edhe në Mitrovicën e Veriut.

(Kosova Sot Online)