Ligjëratë me rëndësi për muajin e Ramazanit: Besimtarët këshillohen si të veprojnë

  • E.K /
  • 25 March 2022 - 12:07
Ligjëratë me rëndësi për muajin e Ramazanit: Besimtarët këshillohen si të veprojnë

Dersi i xhumasë këtë të premtë iu kushtua një muaji shumë me rëndësi për besimtarët myslimanë.

Vetëm pak ditë para fillimit të ‘Muajit të Ramazanit’ në xhamitë e vendit u fol për të mirat e këtij muaji dhe për obligimet që myslimanët duhet të kryejnë para dhe gjatë kësaj periudhe.

Bashkësia Islame e Kosovës  ka shpërndarë një video në rrjetin social facebook përmes së cilës ka njoftuar agjëruesit se përgaditja për Ramazanin duhet të nis qysh tani.

“Nga dituria e dobishme që besmtari merret më të është dituria dhe përkujtimi për kohët, vendet dhe momentet e vlefshme nëpër të cilat kalon. Kur jemi të dituria për momentet e vlefshme para të cilave apo nëpër të cilat është besimtari ne padyshim që jemi para një muaji të madh, të shtrenjtë e cila vjen si një dhuratë e madhe për të dëshmu dashurinë e Allahu për neve”, është shprehur ai.

Më tej ligjëruesi Blerim Musliu këshillon agjëruesit se hapi i parë që duhet të bëjnë para ardhjes së Ramazanit është të shikojnë zemrat e tyre dhe të definojnë qëllimet për të cilat agjerojnë.

“Na ndajnë edhe pak ditë andaj si për çdo punë që përgaditemi para ardhjës së tyre që në to të jemi produktiv padyshim që besimtari para këtij muaji duhet të rikujoj vetën e tij, disa ditë para Ramazanit të filloj të ndjejë aromën  e ardhjes së këtij muaji që kur të filloj ky muaj besimtari tashmë është në vlugun e punëve të tij. Që ky muaj i madh të na gjejë më mirë se mujt e tjetë, që të na lë më mirë se muajt e tjerë ua përkujtoj disa hapa që besimtari duhet ndjek para ardhjës së këtij muaji. Hapi i parë është që të shikoj zemrën e tij, vendin në të cilin buron puna e tij, cili është njeti që ne kemi vendosë në këtë muaj.”

Sipas Musliu prej punëve me të rëndësishme që besimtari mundet me i kry gjatë këtij muaji është zeqati dhe sadakja.

Postimi:

(Kosova Sot Online)