Erdogan zbulon disa nga pikat e negociatave Rusi-Ukrainë për të cilat thotë se ka mirëkuptim

  • G.G /
  • 25 March 2022 - 13:27
Erdogan zbulon disa nga pikat e negociatave Rusi-Ukrainë për të cilat thotë se ka mirëkuptim

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, u shpreh këtë të premte se për 4 nga 6 pikat e negociatave Ukrainë-Rusi ka “mirëkuptim”.  

Teksa foli me gazetarët pas kthimit nga samiti i NATO-s në Bruksel, Erdogan njoftoi se do të flasë me Putin në fillim të javës së ardhshme.

“Janë 6 tema në negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës, nga të cilat duket se palët kanë “një mirëkuptim” për 4 nga ato. Në fillim, Ukraina nuk donte të diskutonte, por më pas Zelensky u shpreh se mund të tërhiqet nga anëtarësimi në NATO. Një çështje tjetër është pranimi i gjuhës ruse si gjuhë zyrtare në Ukrainë. Këtë e pranoi edhe Zelensky. Rusishtja flitet pothuajse kudo në Ukrainë. Edhe për këtë pikë nuk ka asnjë problem”, tha Erdogan.

Më tej, presidenti i Turqisë u shpreh se komentet e Zelensky-t për mbajtjen e një referendumi për kompromise me Rusinë ishte një lëvizje e zgjuar.

Zelensky tha të hënën se çdo ndryshim kushtetues që lidhet me garancitë e sigurisë në vend do të duhet të vendoset përmes një referendumi.

(Kosova Sot Online)