Shpërndahet turma, përfundon protesta e udhëhequr nga Lista Serbe në veri

  • G.G /
  • 25 March 2022 - 13:48
Shpërndahet turma, përfundon protesta e udhëhequr nga Lista Serbe në veri

Turma e mbledhur për protestë në Veri është shpërndarë, raporton T7 nga atje.

Tubimi në veri të Kosovës, ka përfunduar pak pas fjalimit të kreut të Listës Srpska, Goran Rakiq.

Protesta ka nisur pas mosarritjes së një marrëveshje për t’u organizuar zgjedhjet nacionale të Serbisë, në Kosovë.

Mirëpo, Rakiq, në fjalimin e tij, tha se të gjithë të angazhuarit e komunitetit serbë në institucionet e Kosovës do ta pezullojnë punën e tyre, për shkak të suspendimit të kryetares e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq.

(Kosova Sot Online)