Petkoviq: Protestat paqësore të serbëve në Kosovë pamje madhështore e harmonisë dhe unitetit serb

  • E.K /
  • 25 March 2022 - 14:54
Petkoviq: Protestat paqësore të serbëve në Kosovë pamje madhështore e harmonisë dhe unitetit serb

Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se protestat e sotme paqësore të serbëve në Mitrovicën e Veriut dhe Graçanicë janë një pamje madhështore e harmonisë dhe unitetit serb.

Ai në Facebook ka falënderuar popullin serb në Kosovë që nuk ka bërë provokime, por edhe që nuk ka dashur të heshtë “kur ju shkelen të drejtat elementare të njeriut”.

“Kurrë më shumë njerëz sot në tubimet në Mitrovicë e Graçanicë, ku u mblodhën dhjetëra mijëra serbë nga Kosova për protesta paqësore. Pamje madhështore të harmonisë dhe unitetit serb! Faleminderit popullit tonë në Kosovë që protestoi paqësisht, që nuk ra në provokime, por edhe për faktin se nuk duan të heshtin kur u shkelen të drejtat elementare të njeriut, kur bashkatdhetarët e tyre ngacmohen dhe keqtrajtohen!”, ka thënë Petkoviq.

(Kosova Sot Online)