31 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

  • E.K /
  • 25 March 2022 - 15:05
31 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për 31 raste të reja me Covid-19.

Gjatë kësaj kohe janë shëruar 22  persona.

Numri i rasteve aktive është 675.

Njoftimi i plotë:

25 Mars 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 275 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.820.912 doza të vaksinës.

Deri më sot 819.854 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 99.661 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 1.116 testime, 31 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar anjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 22 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.491.

Në total numri i rasteve aktive është 675.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun: https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qBMbani maskat!

(Kosova Sot Online)