Niset për t’u takuar me Bidenin, aeroplani i presidentit polak detyrohet të kthehet prapa

  • E.K /
  • 25 March 2022 - 15:34
Niset për t’u takuar me Bidenin, aeroplani i presidentit polak detyrohet të kthehet prapa

Aeroplani me të cilin po udhëtonte presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, u detyrua të bëjë një ulje emergjente të premten, sipas agjencisë polake të lajmeve, PAP.

Duda kishte në plan të udhëtonte nga Varshava për në Rzeszoë për ta takuar presidentin amerikan, Joe Biden.

“Ishte një ulje emergjente e aeroplanit të presidentit Duda. Aeroplani u kthye në Varshavë”, sipas PAP.

Edhe një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë e ka konfirmuar këtë, shkruan CNN.

Biden tani do të ndryshojë orarin e tij këtë mëngjes, duke u takuar fillimisht me anëtarët e Divizionit të 82-të Ajror dhe më pas do të marrë pjesë në ngjarjen humanitare në Poloni, sipas reporterëve. Edhe Duda do të marrë pjesë nëse arrin në kohë.

(Kosova Sot Online)