Kurti u drejtohet serbëve: Gjyqtarja është suspenduar, por nuk është larguar nga puna

  • A.P /
  • 25 March 2022 - 20:35
Kurti u drejtohet serbëve: Gjyqtarja është suspenduar, por nuk është larguar nga puna

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se për suspendimin e gjyqtares Liliana Stevanoviq e mori vesh nga mediat.

Përmes një video të publikuar në Facebook, Kurti në gjuhën serbe tha se megjithatë Stevanoviq nuk është larguar nga puna, pra ajo është e suspenduar.

Në asnjë mënyrë nuk mund të ndikojmë në vendimet e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.  Për suspendimin e gjyqtares Liliana Stevanoviq mora vesh nga mediat, e kjo do të thotë se ajo megjithatë nuk është larguar nga puna.

Unë angazhohem për drejtësi dhe të drejtën, por unë nuk jam kryesues i Këshillit Gjyqësor, e as anëtar”, tha Kurti.

(Kosova Sot Online)