Zelensky: I kemi dhënë goditje të forta ushtrisë ruse

  • S.A /
  • 26 March 2022 - 09:19
Zelensky: I kemi dhënë goditje të forta ushtrisë ruse

Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky, me anë të një video-mesazhi, është shprehur se Ukraina i ka dhënë goditje të forta ushtrisë ruse. “Gjatë javës së kaluar, forcat tona të armatosura i kanë dhënë armikut goditje të forta, duke i shkaktuar humbje të konsiderueshme”, theksoi Zelensky.

Presidenti ukrainas shtoi se më shumë se 16 000 rusë janë vrarë, duke përfshirë komandantë. 

{609503/}

“Forcat e armatosura vazhdojnë të zmbrapsin sulmet e armikut, në jug të vendit, në Donbas, në drejtim të Kharkivit dhe në rajonin e Kievit”, deklaroi Zelensky.

Presidenti përsëriti se çdo negociatë me Rusinë duhet të përfshijë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

(Kosova Sot Online )