Gjenden dy burra të vdekur në 24 orët e fundit, Policia jep detaje

  • S.A /
  • 26 March 2022 - 09:22
Gjenden dy burra të vdekur në 24 orët e fundit, Policia jep detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy burra janë gjetur të vdekur në 24 orët e fundit. Njëri rast ka ndodhur në Prishtinë, e tjetri në Drenas. Me vendim të prokurorit, trupat e viktimave janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“ Rr.Tring Ismajli, Prishtinë,  25.03.2022 – NN. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

Gllogoc, 25.03.2022 – 17:55. Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull  kosovar. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online )