Prishtine: Arrestohet një person që e vetëplagosi vetën

  • E.K /
  • 26 March 2022 - 10:25
Prishtine: Arrestohet një person që e vetëplagosi vetën

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person pasi është vetëpalgosur.

Sipas policisë I dyshuari dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri.

Pas tretmanit mjekësor, me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Atij i është konfiskuar arma me 17 fishekë.

“Rr. Holger Petersen, Prishtinë, 24.03.2022 – 22:00. I dyshuar mashkull kosovar,  ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi që ishte vet-plagosur me armë zjarri. Pas tretmanit mjekësor, me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa pistoleta me 17 fishekë është konfiskuar”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)