28 raste të reja me koronavirus në Kosovë

  • E.K /
  • 26 March 2022 - 15:03
28 raste të reja me koronavirus në Kosovë

28 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në Kosovë, që prej dje. Raste të vdekjes s’janë regjistruar.

Konfirmimi vjen pas testimit të mbi 1 mijë mostrave.

Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 49 pacientë, derisa numri i rasteve aktive ka arritur në 654.

“Nga 1.027 testime, 28 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 49 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.540. Në total numri i rasteve aktive është 654”, ka njoftuar Ministria.

(Kosova Sot Online)